Finalja e Kupës së Azisë 2024 do të jetë një sfidë ndërmjet Katarit dhe Jordanisë. Pas suksesit të vitit 2019, përfaqësuesja e drejtuar nga Tintin Markez mposhti Iranin në gjysmëfinale, me rezultatin 3-2.
Kjo është hera e dytë me radhë që Katari kualifikohet në finalen e turneut. Sfida në Doha ishte spektakolare, plot emocione dhe me shumë gola.
Vendasit e Katarit e mbyllën pjesën e parë të lojës në avantazh 2-1, teksa goli vendimtar për suksesin u shënua nga Ali, 8 minuta përpara fundit, që evitoi shtesat dhe e dërgoi ekipin në finale. Sfida për trofeun kundër Jordanisë do të luhet të shtunën e 10 shkurtit, prej orës 16:00. (A2 Televizion)