Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 56%
  • Jo 33%
  • Nuk e di 11%

Ismajli: Duhet të fitonim, s’kemi bërë mirë në dy ndeshjet e fundit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 23:07 | Futboll

Ismajli: Duhet të fitonim, s’kemi bërë mirë në

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka cilësuar përballjen me Ishujt Faroe si një ndeshje jo shumë e mirë, ndonëse objektivi u arrit, për të qenë të parët në grup.

Duke vlerësuar ndeshjet e tjera në grup, Ismajli ka rezerva për 2 takimet e fundit dhe thotë se do të ulen që ta analizojnë se çfarë kanë gabuar.

“Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, dmth jo në këto dy të fundit, por në të tjerat”, tha ai.

Ditari A2 CNN