Tifozët hyjnë në fushë për të sulmuar Salah, ushtria merr në mbrojtje yllin e Egjiptit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 15:01 | Futboll

Momente paniku dhe frike ka kaluar ylli i Liverpool, Mohamed Salah gjatë sfidës që Egjipti fitoi me rezultatin 0-2 në fushën e Sierra Leones të dielën.

Egjipti vazhdoi nisjen e përsosur të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2025, por ndeshja nuk përfundoi aspak mirë, pasi Salah u vu në shënjestër nga tifozët vendas që pushtuan fushën.

Në disa video që po bëjnë xhiron e rrjetit, shihen dhjetëra tifozë vendas që vrapojnë drejt Salah, duke tentuar ta godasin.

Tifozët që pushtuan fushën kaluan barrierat dhe po shkonin drejt Salah, por shokët e kombëtares krijuan një mur sigurie, duke e rrethuar sulmuesin e Liverpool-it.

Futbollisti i Egjiptit, Mohamed Abdelmonem, mund të shihet duke ruajtur shokun e tij të skuadrës, ndërsa roje sigurie u futën në fushë për të qetësuar situatën.

Salah u shfaq i qetë teksa përpiqej t'i shmangej situatës së tensionuar, ndërsa në një tjetër video shihet duke u shoqëruar jashtë fushës nga një numër rojesh me uniformë ushtarake.

Sierra Leone e  mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, me Abdul Jarju Kabia dhe yllin e Derby County, Tyrese Fornah, që të dy u nxorën jashtë me karton të kuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos