Sot në mbrëmje priten ndryshime nga trajneri Sylvinho sa i takon rreshtimit që skuadra kuqezi do të ketë në fushë.
Ashtu sikur e tha dhe braziliani në prag të sfidës me Ishujt Faroe, formacioni do të ketë ndryshime nisur nga ndeshja e fundit me moldavët. Duke qenë se objektivi i kualifikimit është arritur dhe përballë kemi një kundërshtar modest, sot do të luajnë lojtarët që nuk janë aktivizuar shumë në këto kualifikuese.
Ndryshimet nisin që nga porta ku në vend të Berishës do të luajë Thomas Strakosha. Mbrojtja me katër, ku në vendin e Elseid Hysaj do të luajë Ivan Balliu, ndërsa pjesa tjetër është po njësoj.
Mitaj nga ana tjetër dhe Ismajli e Gjimshiti në qendër do të mbeten titullarë, ndërsa mesfusha përbëhet nga Ylber Ramadani dhe Keidi Bare.
Mirlind Daku do jetë në majën e sulmit në mbështetje të Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi rreshtohet pas sulmuesit kryesor. Takimi do të luhet sot duke nisur prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”. (A2 Televizion)