"Krisje” me Silvinjon? Broja thyen heshtjen për situatën me kombëtaren

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2023, 17:34 | Futboll

"Krisje” me Silvinjon? Broja thyen heshtjen për situatën me

Nuk ekziston një çështje Broja në kombëtaren shqiptare të futbollit. Vetë sulmuesi i Chelsea-t me një postim në Instastory u ka mbyllur gojën të gjithëve, sa i përket diskutimeve që kanë shpërthyer pas mos grumbullimit të tij me kombëtaren për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Duke qenë se është përfolur për një “krisje” në raportet e Brojës me teknikun Sylvinho, 22-vjeçari ka sqaruar tifozët duke theksuar se kjo marrëdhënie është mëse e shëndetshme dhe pozitive.

Broja nënvizon në postimin e tij se është dëmtimi që e ka mbajtur për rreth 1 vit larg fushave të blerta, arsyeja se përse nuk është grumbulluar me kuqezinjtë në këto eleminatore.

"Krisje” me Silvinjon? Broja thyen heshtjen për situatën me

Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri (trajneri) jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër.

Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbja një vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani.

Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024