Ndonëse nuk ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në Kishiniev, në përballjen ndaj Moldavisë, Armando Broja i është bashkuar festës kuqezi në mënyrën e tij.
Sulmuesi i Chelsea ka ndarë në rrjetet sociale një foto të shpërndarë nga FSHF dicitura e së cilës është “Jemi në Europian”.
Në këtë mënyrë, Broja i jep fund dhe spekulimeve për një përplasje të tij me trajnerin Sylvinho, i cili po ashtu në konferencën për shtyp e cilësoi sulmuesin si një lojtar të jashtëzakonshëm, por që ka nevojë të rikuperohet prej dëmtimit.
(A2 Televizion)