Pavard i komenton shqip Asllanit, Bajrami sfidon Lautaron: Hajde të rrahim ty dhe Messin me Argjentinën

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 22:56 | Futboll

Pavard i komenton shqip Asllanit, Bajrami sfidon Lautaron: Hajde të rrahim

Instagrami i Kristjan Asllanit është bërë edhe më i rëndësishëm se sa vetë kualifikimi i Shqipërisë për në Euro2024.

Pas sfidës së luajtuar në Kishinjev, ku barazimi 1-1 me Moldavinë iu dha kuqezinjve pikën e artë që i dërgon në Europianin e dytë në histori, në live-n e Asllanit kanë komentuar yje të futbollit botëror.

Nga Denzel Dumfries, e deri te dy kampionët e botës me Francën dhe Argjentinën, Benjamin Pavard dhe Lautaro Martinez, urimet vërshuan në Instagramin e mesfushorit shqiptar të Interit.

Pavard e uron Asllanin në shqip për arritjen historike të kombëtares, duke shkruar: “Hajde gëzuar”.

Ndërkohë, në momentin kur në sfond dëgjoheshin këngë patriotike dhe Asllani ishte ende në live nga autobusi me Nedim Bajramin pas tij, Lautaro i shkruan: “Muzika top fare”.

Kampioni i botës me Argjentinën dhe njëherësh kapiten i Interit duket se pëlqen muzikën popullore shqiptare, por sfidohet nga Nedim Bajrami, i cili dëgjohet të thotë: “Bëhu gati me Messin, të rrahim dhe ty dhe Argjentinën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos