Bajrami sfidon holandezin Dumfries: Shihemi në Gjermani

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 22:27 | Futboll

Bajrami sfidon holandezin Dumfries: Shihemi në Gjermani

Kristjan Asllani ndau festën e kualifikimit në Evropian me tifozët shqiptarë në Instagram, aty ku mesfushori i Interit qëndroi LIVE për disa minuta rrugës nga stadiumi për në aeroport.

Denzel Dumfries, shoku i Asllanit te zikaltërit, iu bashkua festës së Asllanit duke e uruar mesfushorin shqiptar. Këtë moment e shfrytëzoi Nedim Bajrami, duke i lëshuar edhe një sfidë holandezit për në Evropian.

“Hej, Dumfries. Shihemi në Gjermani. Një kundër një në Gjermani”, tha Bajrami me humor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë