Shqipëria zhbllokon rezultatin, Cikalleshi ndëshkon Moldavinë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 18:27 | Futboll


Një penallti e fituar nga Taulant Seferi dhe e kthyer në gol nga sulmuesi Sokol Cikalleshi, bën që Shqipëria të marrë avantazhin në ndeshjen përballë Moldavisë, që po luhet në Kishinau.

Ish-sulmuesi i Tiranës u rrëzua në zonë në minutën e 25-të dhe Cikalleshi me një ekzekutim perfekt nga pika e bardhë dërgoi topin në rrjetë për golin e parë të kuqezinjve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024