Shqipëria luan sot në Moldavi ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të “Euro 2024”.
Ndeshja ka një rëndësi shumë të madhe, pasi përtej kualifikimit, Shqipëria do fitoren për të siguruar vendin e parë në grup, që do ia bënte thuajse të sigurt praninë në vazon e dytë të shortit të Europianit.
Tekniku brazilian Sylvinho nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin formacion që i ka siguruar deri më tani suksesin.
MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Kleshçenko
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Sylvinho.
(A2 Televizion)