Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut

Nga Artin Halili
16 Nëntor 2023, 20:52 | Futboll

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-futbollisti i

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu. Për 12 vite, nga viti 1960-1972, Topçiu do të luante me ekipin e Skënderbeut duke qenë nga mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë të kësaj skuadre.

Veteran Topçiu ishte jo vetëm futbollisti model bardhekuq por qytetari i njohur i Korçës.

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-futbollisti i

Ai dhe sot ka qenë në takimet e organizuara nga bashkia Korçë në bibliotekën "Thimi Mitko", për të folur për shqetësimet dhe problemet e qytetit të tij. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore (dyshohet për arrest kardiak).

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga ana e spitalit të Korçës të cilët kanë bërë gjithçka për të mbajtur në jetë ish futbollistin e Skënderbeut i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos