Kualifikueset në Europian, 17-vjeçarët kuqezi e nisin me humbje, munden nga Portugalia

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 11:22 | Futboll

Kualifikueset në Europian, 17-vjeçarët kuqezi e nisin me

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve ka debutuar me humbje në kualifikueset e evropianit të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë u mundën 3-0 nga Portugalia që është dhe pritëse e këtij minigrupi, si dhe pretendente kryesore për ta fituar këtë kompeticion.

Skuadra e Ardi Beharit u mundua të mbrohej dhe në momentin më të mirë të shënonte me kundërsulm, por nuk rezultoi kështu.

Në pjesën e parë, kombëtarja shqiptare u ndëshkua nga një goditje e devijuar dhe kaq i mjaftoi Portugalisë që të mbyllte në avantazh pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, luzitanët shënuan dhe dy herë të tjera në tre minuta për të vulosur fitoren e takimit.

Pas këtij suksesi, Portugalia është në vendin e parë së bashku me Çekinë që mundi 4-0 Malin e Zi. Takimi i radhës për kuqezinjtë është përballë çekëve më 18 nëntor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos