Egnatia rikthehet në stërvitje, seanca nis me 1 minutë heshtje

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 11:14 | Futboll

Egnatia rikthehet në stërvitje, seanca nis me 1 minutë heshtje

Pas tragjedisë me Dwamenan, Egnatia është rikthyer në stërvitje. Mes lutjeve dhe dhimbjes, seanca nisi me një minutë heshtje në kujtim të lojtarit ganez, ku nuk munguan dhe lotët nga disa prej futbollistëve të ekipit.

Edhe pse ende në një gjendje të rënduar emocionale, skuadra nga Rrogozhina premton se do të bëjë maksimumin për të realizuar ëndrrën e fundit që Dwamena kishte, Egnatia të shpallej kampione e Shqipërisë për herë të parë në histori.

Ndërkohë, ekspertiza mjekësore për Rafael Dwamena, që humbi jetën pas një ataku kardiak në fushë, ka përfunduar, ndërsa tashmë priten vetëm përgjigjet.

Trupi i pajetë i sulmuesit ka mbërritur të mërkurën në Ganë, dhe varrimi është sot në vendlindje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos