“Arabia, atdheu im i dytë”, befason ylli i futbollit botëror

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 18:34 | Futboll

“Arabia, atdheu im i dytë”, befason ylli i futbollit

Karim Benzema ka pesë muaj që është larguar nga Real Madrid dhe ka pesë muaj që luan në kampionatin e Arabisë Saudite. Aktualisht, francezi po shijon vendin saudit në pushimin e kombëtareve dhe mori pjesë në Forumin Global Misk që po mbahet këto ditë në Riad.

Në një vitrinë kaq të madhe, Benzema shpjegoi edhe një herë pse zgjodhi Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën dhe se si ndihet në vendin saudit: “Jam shumë i lumtur që jam në Arabinë Saudite, mes këtyre njerëzve të mëdhenj që e duan sportin. Erdha në Mbretërinë e Arabisë Saudite jo vetëm për të luajtur futboll, por për një projekt gjigant sportiv. Në fillim u befasova nga kjo dashuri e madhe dhe kjo pritje kur mbërrita. Ashtu siç më befasoi edhe pritja madhështore nga tifozët e A Ittihad. Ata nuk janë vetëm të dashur, por të pasionuar, na japin entuziazëm dhe ne bëjmë gjithçka që është e mundur për t'i bërë ata të lumtur. Arabia Saudite është vendi im i dytë dhe njerëzit këtu janë të mrekullueshëm, e duan futbollin dhe kanë shumë pasion”.

Topi i Artë i vitit 2022 nënvizoi dashurinë e tij për të luajtur futboll në Arabi dhe beson shumë se do të ketë një rol themelor në të ardhmen e futbollit në vendin arab. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos