Ka përfunduar me avantazhin 1-0 për kuqezinjtë pjesa e parë e ndeshjes Moldavi-Shqipëri.
Cikalleshi kaloi në avantazh Kombëtaren tonë me një penallti, në minutën e 25, të fituar nga Taulant Seferi. Sulmuesi nga Kavaja u tregua i saktë, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.
Kombëtarja pati në kontroll 45 minutat e para, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, ndërkohë që Moldavia nuk rrezikoi kurrë seriozisht portën tonë.
(A2 Televizion)