Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar për Evropianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Moldavinë në transfertë, rezultat që mjaftoi për të prerë biletën për “Euro 2024”.
Ishin moldavët që dhanë shkëndijen e parë të ndeshjes në minutën e 16-të me Nicolaescun, por Berisha priti mjaft mirë në pozicion. Tetë minuta më pas do të vinte edhe momenti vendimtar për kuqezinjtë, me Taulant Seferin që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë u paraqit Sokol Cikalleshi që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Sakaq, katër minuta nga fundi, Bajrami tentoi nga distanca por portieri moldav priti në dy kohë.
Fraksioni i dytë nisi me një goditje të Seferit nga distanca, por sulmuesi nuk e gjeti kuadratin. Nga ana tjetër, Nicolaescu provoi një goditje të fortë, por Etrit Berisha priti mjaft mirë dhe largoi topin në këndore. Në minutat që pasuan, një mundësi e mirë u shfaq për Dakun dhe më pas për Asanin që tentoi nga një goditje dënimi.
Kjo është hera e dytë në histori që Kombëtarja jonë kualifikohet në Evropian, pas "Euro 2016". (A2 Televizion)