Shqipërisë i mjafton vetëm një pikë me Ishujt Faroe për të siguruar vendin e parë në Grupin E. Kjo sepse Polonia dhe Republika Çeke e mbyllën në barazim 1-1 sfidën mes tyre.
Edhe nëse Çekia fiton ndeshjen e fundit me Moldavinë dhe Shqipëria merr një pikë me Ishujt Faroe, vendi i parë u mbetet kuqezinjve.
Pas shtatë ndeshjesh, Shqipëria kryeson me 14 pikë, ndjek Çekia me 12, Polonia 11 e më pas Moldavia me 10 pikë. Dy takimet e fundit janë Shqipëri-Ishujt Faroe dhe Çeki-Moldavi, me moldavët që nëse mundin çekët, do të bëjnë surprizën e madhe duke u kualifikuar në Evropian. (A2 Televizion)