Heronjtë kthehen në shtëpi

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 01:21 | Futboll

Pas orës 01:00 të ditës së shtunë, Kombëtarja shqiptare u kthye në shtëpi, pas barazimit 1-1 me Moldavinë që i dha kuqezinjve kualifikimin për në “Euro 2024”.

Menjëherë pas zbarkimit në aeroport, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, shprehu dëshirën që Shqipëria të jetë në një grup me Gjermaninë dhe të çelë Evropianin.

"Djemtë kanë bërë edicion fantastik dhe bindës, nuk e kanë diskutuar vendin e parë. Shkojmë për herë të dytë në Evropian, uroj që të bëjmë më mirë se herën e parë dhe i kemi cilësitë për të bërë më mirë. Do uroja që të hapnim Evropianin kundër Gjermanisë, do të ishte historike për ne", tha Duka. 

Të hënën, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të grupit në Tiranë, ndaj Ishujve Faroe, ku i mjafton vetëm një barazim për të siguruar edhe vendin e parë në Grupin E. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos