Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, policia prezanton planin e masave

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2023, 10:22 | Futboll

Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, policia prezanton planin e masave

Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave që do të zbatohet gjatë ditës së hënë, për ndeshjen e fundit eliminatore Shqipëri-Ishujt Faroe, e vlefshëm për Euro 2024.

Në planin e publikuar nga policia mësohet se janë parashikuar me detaje të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti futbollistik, që prej shoqërimit nga aeroporti i ekipit mik, siguria dhe kontrolli në stadium, ruajtja e rendit dhe deri në akset që do të bllokohen.

Në hartimin e planit të masave, policia deklaron se ka bashkëpunuar dhe me FSHF,  Bashkinë Tiranë,  Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë etj...

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. 

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi