Shqipëria në “Euro 2024”, Sylvinho: Realizuam ëndrrën e një kombi

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 21:53 | Futboll

Shqipëria në “Euro 2024”, Sylvinho: Realizuam

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho Campos ka reaguar një ditë pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit.

Në një postim të gjatë të publikuar në rrjetet e tij sociale, Sylvinho shprehet se sigurimi i një vendi në “Euro 2024”, është realizimi i ëndrrës së një kombi.

Trajneri i Kuqezinjve gjen rastin të falenderojë djemtë e kombëtares, pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, fansat, drejtuesit dhe punonjësit e Federatës dhe sigurisht familjen e tij.

 

Në komente, Sylvinho-n e ka uruar për fitoren edhe legjenda e Portugalisë dhe Barcelonës, Deco.

Kujtojmë se Shqipëria kthehet në Europian pas 8 vitesh, duke patur edhe shansin që ta mbyllë edhe në vendin e parë në grupin kualifikues. Kombëtarja arriti të sigurojë pikët për në “Euro 2024", pas barazimit 1 – 1 të premten në fushën e Moldavisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos