U përfol për emra të bujshëm, të cilëve Gazmend Demi mund t’u besonte pankinën e Partizanit, por në prezantimin që u bë mesditën e sotme presidenti i “Demave” zyrtarizoi Arbër Abilaliajn në stol.
Ish-sulmuesi vlonjat, e nisi sezonin si drejtor sportiv te kampionët e Shqipërisë, por mori përkohësisht postin e trajnerit më 10 tetor, pas dorëheqjes së Zoran Zekic, i cili u rikthye në elitën e Kroacisë.
Abilaliaj ka regjistruar vetëm fitore që nga emërimi si teknik i Partizanit, duke ngjitur skuadrën në krye, post që e ndan për momentin me Egnatian. (A2 Televizion)