Trajneri Sylvinho, i pyetur nëse do të marrë nënshtetësinë shqiptare njëjtë si De Biazi kur kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në Europian, ka thënë se ndihet shqiptar në shpirt dhe se nuk i duhen letrat për ta treguar këtë.
De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni?
Sylvinho: Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur dhe jam i kënaqur (A2 Televizion)