Shqipëria luan finalen e fundit, Ishujt Faroe vlejnë vendin e parë

Nga Dea Kozma
20 Nëntor 2023, 11:10 | Futboll

Shqipëria luan finalen e fundit, Ishujt Faroe vlejnë vendin e

Kombëtarja shqiptare luan, këtë të hënë, përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2024.

Edhe pse e kanë siguruar biletën për në Gjermani, ata tregojnë se do të japin maksimumin për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, trajneri Sylvinho tha se ky kualifikim ishte një ëndërr e bërë realitet. Ai bëri një koment dhe për Armando Brojën, për të cilin hodhi poshtë të gjitha lajmet e qarkulluara së fundmi.

“Vijmë në kushte shumë të mira, por dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që na ndihmuan të arrijmë këtu. Festuam dhe realizuam ëndrrën. Mendojmë vetëm për ndeshjen me Ishujt Faroe. Objektivi i dytë është vendi i parë në grup. Do të ishte shumë bukur të kishim mundësi që në short të kemi një pozicion tjetër. Duhet ta mbyllim me fitore këtë fushatë.”

Krah trajnerit ishte dhe mesfushori Keidi Bare, i cili tregoi se ky sukses për djemtë kuqezi është akoma i pabesueshëm, ndërsa theksoi se festën e kanë lënë pas Ishujve Faroe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos