Një ndeshje vendimtare që përcakton fatin e Italisë në Europianin e 2024. Të kaltrit përballen sot me Ukrainën në sfidën e fundit të kualifikueseve për në Gjermani.
Skuadra e Spalletit do të hyjë në fushë vetëm për fitore nëse kërkon vendin e dytë në grup. Trajneri italian pritet të rreshtojë skuadrën me disa ndryshime krahasuar me takimin e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut.
Në mbrojtje Darmian do t’i lërë vendin napolitanit Di Lorenco. Ndërkohë, Fratessi do të ulë në stol Jack Bonaventurën, ndërsa në të djathtë të sulmit ka dyshime nëse do të jetë Politano apo Berardi.
Sa i përket pjesës tjetër nuk do të ndryshojë por do të jetë ajo që luajti ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Ne hyjmë në fushë për të sulmuar dhe ushtruar presing, por nuk duhet të humbasim kurrë organizimin dhe ekuilibrin. Ata e kanë sulmin repartin më të fortë, mund të na krijojnë probleme në kundërsulm dhe ne duhet t’i shmangim ato. Nuk mund të them që ka presion. atmosfera është pozitive dhe skuadra është gati”, tha Spalleti.
Si për Italinë ashtu dhe për Ukrainën ky është një test final . Aktualisht italianët pozicionohen në vendin e dytë me 13 pikë po aq sa dhe Ukraina e vendit të tretë.
Takimi do të luhet sot në Leverkusen duke nisur prej orës 20:45. (A2 Televizion)