Italia, rivalja e parë e Shqipërisë që niset drejt Gjermanisë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 17:37 | Futboll

Kombëtarja shqiptare u bë e para përfaqësuese që zbarkoi në tokën Gjermane, për të vijuar me përgatitjet në SportCentrum Kaiserau të Dusseldorfit për fazën finale të Euro2024.

Kuqezinjtë ateruan të shtunën pasdite në Dusseldorf dhe u pritën në një atmosferë fantastike nga tifozët.  Sakaq, të dielën patën një ditë pushimi nga stafi i Kombëtares, të cilën lojtarët e shfrytëzuan për të vizituar qytetin, por edhe për të luajtur sporte të tjera si bilardo e ping-pong, ndërsa zv/tekniku Pablo Zabaleta është kujdesur për skarën.

Pas kombëtares shqiptare, pasditen e sotme janë nisur drejt Gjermanisë edhe lojtarët e kombëtares së Italisë, të cilët do të jenë rivalët e ndeshjes së parë të kuqezinjve në Grupin B.

Axurrët do të fluturojnë në drejtim të Dortmundit dhe më pas me autobus do të shkojnë në Iserlohn, ku ndodhet qendra sportive që Federata Italiane ka përzgjedhur për akomodimin e kombëtares.

Kujtojmë se kuqezinjtë e Silvinjos do të përballen me Italinë më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, në ndeshjen e parë në finalet e Euro2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos