Italianët hedhin sërish sytë nga Broja, sulmuesi po has vështirësi te Chelsea

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 17:16 | Futboll

Italianët hedhin sërish sytë nga Broja, sulmuesi po has

Pasi mungoi gati një vit për shkak të dëmtimit të rëndë në gju, Armando Broja po has vështirësi për të kapur formacionin me skuadrën e Chelsea-t edhe pse londinezët kanë pasur probleme me dëmtimet në fazën sulmuese.

Në këtë situatë, nuk është çudi që sulmuesi shqiptar të largohet që në merkaton e janarit dhe ofertat për të nuk mungojnë. Mediat italiane kanë shkruar këtë të hënë se Torino po mendon seriozisht për transferimin e gjigantit shqiptar në formë huazimi në janar. Torino do të tentojë të shesë Nemanja Radonjic pas një tjetër përplasjeje mes serbit dhe trajnerit Ivan Juric. Në rast se do bëhet i mundur ky largim, atëherë klubi italian do nis nga puna për afrimin e sulmuesit të Chelsea-t.

Këtë sezon, Broja është aktivizuar në 6 ndeshje, teksa ka realizuar një gol e ka dhuruar një asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos