Aksioni që “çmendi” Haalandin

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 08:51 | Futboll

Në ndeshjen Manchester City-Tottenham ndodhi diçka e pabesueshme. Arbitri Simon Hooper ndali një aksion të rrezikshëm të vendasve, kur Grealish ishte i vetëm përballë portierit, për të akorduar faull në mesfushë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Haaland.

Më i rëndë është fakti që ky arbitër fillimisht e lejoi avantazhin dhe vetëm pasi Grealish zotëroi topin dhe iu drejtuar portës, ndali lojën. Gjithçka ndodhi në minutën e 94, kur rezultati ishte 3-3.

Menjëherë, Erling Haaland i protestoi në fytyrë gjyqtarit të ndeshjes dhe “The Sun” shkroi se norvegjezi “u çmend në minutat e mbetura të ndeshjes”.

Pasi u mbyll ndeshja, Haaland bëri sherr me Giovani Lo Celso dhe vetëm ndërhyrja e stafeve teknike bëri që situata të qetësohej.

Disa orë më vonë, sulmuesi i City postoi në platformën “X” videon e aksionit, duke e shoqëruar me shkrimin: “Çfarë dreqin…”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos