Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili u zhvillua në Air Albania, që në këtë ndeshje ishte mbushur nga tifozët sikur të ishte një takim i kombëtares.
Dy tifozëritë e nisën të parat këtë përballje me spektaklin që dhuruan në tribuna para nisjes së ndeshjes. Ndërkohë, bardheblutë ishte ata që e kërkuan më shumë golin që në nisje të takimit dhe e gjetën atë me anë të një realizimi fantastik nga sulmuesi Florent Hasani në minutën e 28.
Ndërkohë, Partizani arriti të reagonte në minutën e 80 me anë të Kekos, i cili realizoi me një goditje nga brenda zonës.
Për t’u theksuar është edhe fakti që arbitri u detyrua ta ndalonte lojën në disa raste për shkak të hedhjes së flakadanëve dhe sendeve të forta në fushën e lojës nga të dyja tifozëritë. (A2 Televizion)