Ditët e fundit, në rrjetet sociale kishte qarkulluar një video e dyshuar seksuale e tij me një mbikëqyrës arbitri
Ditët e fundit futbolli turk u trondit nga një skandal seksual, i cili po trajtohet me shumë maturi nga mediat vendase, por që ka bërë jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Protagoniste e këtij skandali është arbitrja Elif Karaarslan, e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një mbikëqyrës arbitrash në Turqi, i cili është 37 vite më i madh se ajo.
Arbitrja shfaqet në momente intime në një video që po bën xhiron e rrjetit me zyrtarin mbikëqyrës, 61-vjeçarin Oran Erdemir. Por vajza pas disa ditësh që imazhet qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale, e pasi është pezulluar nga Federata e Arbitrave, ka vendosur të mbrohet duke thënë se “video është fallco dhe e kanë krijuar me inteligjencë artificiale”.
“Kam përpara një betejë të gjatë ligjore, por do ta realizoj në mënyrën më të mirë”, thotë Elif Karaarslan, profili i së cilës në Instagram ka pasur një bum ndjekësish orët e fundit.
“Të qarat nuk janë për mua. Gruaja në atë video nuk jam unë dhe e gjithë kjo çështje është një ofendim i rëndë për nderin tim. Unë jam vetëm një nga shumë femrat e dëmtuara, shpresoj të jem e fundit”, nënvizon arbitrja turke.
24-vjeçarja, e diplomuar për shkencat sportive ka qenë arbitre për ndeshjet e futbollit të moshave në rajonin e Stambollit. “Kjo është padyshim një video e manipuluar nga AI”, pohon avokati i saj në një deklaratë. (A2 Televizion)