Juventus merr kreun për herë të parë prej vitit 2020

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 12:01 | Futboll

Juventus merr kreun për herë të parë prej vitit 2020

Juventusi realizoi me sukses parakalimin në krye të Serie A. Bardhezinjtë fituan 3-0 në transfertën me Lecce e Ylber Ramadanit dhe u ngjitën përkohësisht në vendin e parë, me një pikë më tepër se Interi, që është i angazhuar në Superkupë.

Pjesa e parë e sfidës ishte një betejë e fort fizike, e cila ndikoi që cilësia e lojës të mos ishte më e mira.

Situata ndryshoi në fraksionin e dytë, ku Juventusi rriti presionin dhe mori në shtëpi tri pikët, falë dygolëshit të Vlahovic në harkun e nëntë minutave dhe rrjetës së Bremer në sekondat e fundit.

Ndeshja u zhbllokua në të 59-ën me goditjen fluturimthi të sulmuesit, që edhe pse nuk e shkelmoi mirë, arriti ta dërgonte topin në portë. Në minutën e 68-të ishte sërish Vlahovic që praktikisht i rrëmbeu golin McKennie.

Për të vulosur suksesin mendoi Bremer me kokë në të 85-n,me skuadrën e Allegrit që vendos Interin nën presion. Juventus u kthye e vetme në krye të Serie A për herë të parë prej gushtit të vitit 2020, kur skuadra drejtohej nga Sarri.


Nga ajo periudhë, kanë kaluar tre vjet e gjysmë me bardhezinjtë që tani besojnë realisht te titulli kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos