Momente kaosi në sfidën mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena”, me tifozët që u futën në fushë pas golit të përmbysjes nga ana e Zekës për shijakasit.
U detyrua menjëherë ndërhyrja e forcave të rendit, që gjithashtu tentuan të mbronin dhe arbitrat, me këta të fundit që u sulmuan. Kjo gjë solli ndërprerjen e sfidës, me arbitrat dhe lojtarët që iu drejtuan dhomave të zhveshjes. - VIDEO
Erzeni ka mposhtur me përmbysje Kukësin në një “finale” mbijetese të luajtur në “Kukës Arena”, me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Ishin vendasit që kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Salamit në minutën e 31’, teksa përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë me Kahrimanoviç dhe Zekën që shënuan në harkun e 4 minutave, gjë që solli më pas dhe kaosin në lojë, në minutën e 64’.
Kukësi vazhdon në vendin e fundit, që mori një “shuplakë” të dyfishtë, ku rrezikon dhe dënimin pas sjelljes së gabuar të tifozëve. Nga ana tjetër, Erzeni shpreson te mbijetesa, duke u ngjitur në vendin e tetë me 26 pikë. (A2 Televizion)