Milan ''peshkon'' Slavian e Pragës, Tuci dhe Laçi përballë Liverpool

Nga Dea Kozma
23 Shkurt 2024, 17:35 | Futboll

Milan ''peshkon'' Slavian e Pragës, Tuci dhe

Menjëherë pasi përfunduan ndeshjet e “play off”-it është hedhur në Nion të Zvicrës dhe shorti për fazën e 1/8 në Europa League.

Goglat ishin me fat për Milanit që deri në fund të shortit ishte në ankth nëse do të luante me Leverkusen, por në fund kuqezinjtë “peshkuan” Slavian e Pragës.

Nga ana tjetër, short ferri, por një ndeshje ëndrrash ishte për dy shqiptarët Indrit Tuci dhe Qazim Laci që pasi eliminuan Gallatasarajn, tani sfidojnë Liverpoolin e Jyrkgen Klopp.

Ndërkohë, short shumë i vështirë ka rënë dhe për shqiptarin tjetër Redon Xhixha që me Karabakun e tij do të përballet me ekipin që po dominon Europën këtë sezon, Bayern Leverkusen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos