Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Ish-ylli i Premier League dënohet me burgim të përjetshëm

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 12:27 | Futboll

Ish-ylli i Evertonit, Li Tie, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka pranuar se kishte paguar ryshfet dhe kishte trukuar ndeshje futbolli. Ai rrëfeu se kishte paguar 330.000 paund ryshfet për t'u bërë trajner i kombëtares kineze, të cilën e drejtoi midis viteve 2019-2021.

Ai rrëfeu se kishte paguar 330,000 £ ryshfet për t'u bërë trajner i kombëtares kineze. Li gjithashtu pranoi se kishte luajtur një rol në një skandal të trukimit të ndeshjeve për të fituar promovime, ndërsa ishte në krye të Hebei China Fortuna dhe Wuhan Zall.

"Më vjen shumë keq. Duhet të kisha qëndruar me këmbë në tokë dhe të ndiqja rrugën e duhur. Kishte disa gjëra që në atë kohë ishin praktika të zakonshme në futboll. Duke arritur suksese me mjete të tilla të pahijshme, u bëra gjithnjë e më i paduruar dhe më i etur për rezultate të shpejta. Për të arritur një performancë të mirë, kam përdorur ndikimin te gjyqtarët, korruptimin e lojtarëve dhe trajnerëve kundërshtarë, ndonjëherë përmes klubeve. Kjo sjellje bëhet zakon dhe përfundimisht, ka edhe një varësi të lehtë nga këto praktika”, rrëfeu Li.

46-vjeçari kinez luajti për Everton në Premier League midis viteve 2002-2006 dhe fillimisht bëri 33 paraqitje si i huazuar te Toffees. Ai bëri edhe shtatë paraqitje të tjera pasi klubi e bleu përfundimisht në 2003 për një tarifë prej 1.2 milion £, përpara se të largohej për t'u bashkuar me Sheffield United.

Le konsiderohej gjerësisht si një nga talentet më të mëdhenj të vendit të tij kur iu bashkua Evertonit.

Për kombëtaren e Kinës ai luajti 92 ndeshje dhe u pensionua në 2011. Katër vite më vonë, Le nisi punën e tij të parë si trajner te Hebei China Fortune, duke promovuar klubin në elitë gjatë sezonit të tij të vetëm në krye.

Më pas ai kaloi tre vjet në krye të Wuhan Zall-it, përpara se të bëhej menaxher i ekipit kombëtar të Kinës në vitin 2019, ku fitoi gjashtë nga 13 ndeshjet në krye.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi