Dy shqiptarë eliminojnë Gallatasaray nga Europa League

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 11:46 | Futboll

Dy shqiptarë eliminojnë Gallatasaray nga Europa League

Dy shqiptarë ndëshkojnë dhe eliminojnë Gallatasaray-in nga Europa League.

Indrit Tuci dhe Qazim Laçi ishin protagonistë absolutë në fitoren 4-1 që Sparta e Pragës regjistroi përballë gjigantëve turq.

Tuci u aktivizua në minutën e 66-të të ndeshjes, kur rezultati ishte në barazim 1-1 dhe miqtë që ishin pranë kalimit të turit, pasi kishin fituar ndeshjen e parë.

Sulmuesi kuqezi shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 në të 74-tën, teksa 6 minuta më pas dha asistin e golit të tretë për çekët me Haraslin.

Protagonist ishte edhe kuqeziu tjetër, Qazim Laçi, që në shtesë dha asistin e golit të katërt me autor Kuçan. Ky triumf bëri që Sparta e Pragës të kualifikohej në 1/8 e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 6 me 4. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos