Trajnerët e Manchester City-t stërvitje në Durrës

Nga Erald Kodhelaj
22 Shkurt 2024, 16:44 | Futboll

Dyrrah City Football Academy në bashkëpunim me Manchester City dhe me mikpritjen e Federatës së Futbollit organizoi një trajnim për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës dhe Durrësit. Nga ky trajnim përfituan trajnerët e grupmoshave nga 9 deri në 11 vjeç, të cilët u prezantuan me filozofinë dhe praktikat e trajnimit të kampionëve të Europës në fuqi dhe mësuan më tepër rreth shkollës së futbollit që do të zhvillohet në Durrës.

Pjesëmarrës si lektorë ishin dy trajnerët e ardhur nga akademia e Manchester City-t, Gavin Rhodes dhe Andy Smith. Të pranishëm gjatë këtij aktiviteti ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku së bashku me Zv.Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.

Mendoj se kjo është një risi ardhja e Manchester City në Shqipëri dhe do t’i shërbejë shumë futbollit në Shqipëri. Federata e Futbollit është gjihtmonë e hapur dhe do të mbështesë të gjitha bashkëpunimet me këdo akademi tjetër dhe sidomos të këtyre niveleve”, tha Shulku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos