Marrëveshje mes palëve, Tuchel do të largohet nga Bayern në fund të sezonit

Nga Erald Kodhelaj
21 Shkurt 2024, 17:17 | Futboll

Marrëveshje mes palëve, Tuchel do të largohet nga Bayern në

Bajerni i Mynihut dhe trajneri Tomas Tuhel vendosën që të prishin bashkëpunimin në fund të sezonit.

Ky është njoftimi i dhënë nga vetëklubi bavarez. Këtë të mërkurë, tekniku u takua me drejtuesit e klubit dhe palët ranë dakord që bashkëpunimi të vijojë deri në fund të këtij sezoni, por jo më tej.

Pas një bisede të hapur dhe të qetë, ishim dakord që marrëdhënia jonë e punës të përfundojë gjatë verës”, tha administratori i klubit, Dresen.

Bajerni po kalon një sezon tejet të vështirë. Përveç vendit të dytë në kampionat, me 8 pikë distancë nga kryesuesit e Leverkusen, bavarezët rrezikojnë edhe eliminimin nga Champions, pasi humbën 1 me 0 ndeshjen e parë me Lacion në fazën e 1/8. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos