Pas barazimit të Real Madridit me Rayo Vallecano, edhe Girona u ndal në La Liga teksa u mund 3-2 nga Athletic Bilbao.
Vendasit e nisën takimin më mirë dhe realizuan me Berenguer, që në minutën e dytë. Miqtë bënë çmos për të vendosur ekuilibrat derisa ukrainasi Viktor Tsi-gankov dërgoi shifrat në 1-1.
Mirëpo Berenguer me klas kompletoi dopietën në minutën e 65, duke rikthyer festën në stadium. Pas tij, Inaki Williams vulosi fitoren e Bilbaos, pas golit të shënuar në minutën e 60.
Nga ana tjetër, Garsia ngushtoi shifrat në të 75-tën, por nuk kishte më kohë. Një disfatë që dhemb për suprizën e këtij sezoni pasi diferenca me Real Madridin thellohen dhe më shumë.
Aktualisht, Girona është në kuotën e 56 pikëve, 6 larg madrilenëve kryesues. (A2 Televizion)