Edhe pse u transferua vetëm pak ditë më parë, Ernest Muçi është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Beshiktash.
Sulmuesi ishte sërish titullar, duke dhënë kontribut të çmuar në fitoren 2 me 0 përballë Konyaspor të Sokol Cikalleshit.
Pas golit të parë të Beshiktash me Kiliçsoj, që shfrytëzoi asistin e Rashicës, rrjeta e dytë erdhi nga tentativa e Muçit. Goditja e sulmuesit nuk u kontrollua nga portieri dhe Tosun me portën e boshatisur e dërgoi topin në rrjetë.
22-vjeçari kuqezi shkoi edhe pranë golit të parë me fanellën e Beshiktash, por festa e tij u prish nga shtylla. (A2 Televizion)