Gjimshiti feston 31-vjetorin, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin shqiptar

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 11:53 | Futboll

Gjimshiti feston 31-vjetorin, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, feston sot 31-vjetorin.

Klubi i mbrojtësit “kuqezi”, Atalanta ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë shumë të veçantë.

Atalanta ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e uron kapitenin e “shqiponjave” në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”, shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.

Gjimshiti feston 31-vjetorin, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos