Interi po ecën i sigurt drejt titullit kampion në Serie A dhe kjo falë dhuratave nga kundërshtarët direkt. Pas hapit fals të Juventusit erdhi edhe humbja e Milanit.
Kuqezinjtë u mposhtën 4-2 nga Monza, në sfidën që mbylli javën e 25-të të kampionatit. Ndeshja ishte emocionuese dhe plot të papritura.
Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, por Djalli gjeti forca të reagonte edhe pse luajti në inferioritet numerik thuajse gjatë gjithë fraksionit të dytë të lojës.
Giroud dhe Pulisic rikthyen baraspeshën, megjithatë Milani u dorëzua në fund. Bondo në të 90-ën dhe Kolombo në minutën e pestë të shtesës gjunjëzuan skuadrën e Piolit, që humbi shansin të parakalonte Juventusin në renditje. (A2 Televizion)