4 ndeshje pa fitore, Juventus gati të lerë dhe vendin e dytë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 20:07 | Futboll

4 ndeshje pa fitore, Juventus gati të lerë dhe vendin e dytë

Tjetër hap fals i Juventusit në kampionat në javën e radhës së Serie A, duke iu larguar gjithnjë e më shumë kreut të renditjes.

Bardhezinjtë barazuan në transfertën ndaj Veronës me rezultatin 2-2, me vendasit që kishin nevojë emergjente për pikë, pasi ndodhen në 3 vendet e fundit të renditjes që të zbresin një kategori më poshtë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Folornshuno në minutën e 11 të takimit. Vlahoviç riktheu barazpeshën dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Atëherë kur pritej që miqtë të merrnin kontrollin e lojës vjen dhe goli i avantazhit nga Noslin, të cilit iu kundërpërgjigj Rabiot 3 minuta më vonë.

Juventusi u përpoq të bënte diçka më shumë për të dalë me 3 pikë nga ky takim, por finalizimet përpara portës ishin të gabuara.

Tashmë, pas 4 javësh pa fitore Juventus ndodhet në vendin e dytë, por një fitore e Milanit të dielën, e zbret atë një pozicion më poshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos