Tirana ka harruar shijen e derbit, tjetër fitore e “Demave”

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 21:34 | Futboll

Tirana ka harruar shijen e derbit, tjetër fitore e “Demave”

Nuk ka histori. Derbi i shumëpritur i kryeqytetit vishet sërish i kuq, me Partizanin që fitoi me rezultatin 2-1 përballë Tiranës.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë të takimit, kur bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Liridon Latifit, i cili çoi peshë zemrat e tifozëve me shpresën se i dhanë fund shterpësisë mbi 500 ditë të mungesës së fitores ndaj rivalëve kryesorë.

Por Partizani kishte parashikuar diçka tjetër për këtë ndeshje. Ishte Skuka ai që vendosi barazpeshën në të 32-ën, teksa Cara çoi të tijtë në avantazh.

Në pjesën e dytë loja ishte më e luftuar me Partizani që donte të mbyllte historinë e këtij takimi, ndërsa Tirana kërkonte një rezultat tjetër. Bardheblutë gjetën edhe njëherë shtyllën, por gjithçka mbaroi 2-1 në favor të djemve të Shehit.

Tashmë, pas 24 javësh kampionat, Partizani renditet në vend të dytë me 40 pikë, ndërsa Tirana e katërta me 6 pikë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos