Rei Manaj zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në superligën turke

Nga Dea Kozma
14 Shkurt 2024, 12:47 | Futboll

Rei Manaj zgjidhet në formacionin më të mirë të

Rei Manaj ka marrë gjithë vëmendjen e futbollit turk. Pas spektaklit dhe golave në fushë, ekspertët e futbollit turq e kanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

Manaj ishte protagonist edhe në fitoren e fundit të Sivaspor ndaj Rizespor, pasi me golin e tij i siguroi 3 pikë skuadrës. Manaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Sivaspor.

Aktualisht, shqiptari është aktivizuar në 24 ndeshje, ndërsa ka shënuar 16 gola, 12 në Superligë dhe 4 në Kupën e Turqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos