City me një këmbë në fazën tjetër të Champions, Reali fiton në Gjermani

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 22:59 | Futboll

City me një këmbë në fazën tjetër të

Kanë ofruar spektakël ndeshjet e para të fazës së 1/8 të UEFA Champions League.

Manchester City, me petkun e rëndë të kampionit në fuqi, fitoi në ndeshjen e parë në transfertë përballë Copenhagen me rezultatin e thellë 1-3.

Golat për “Qytetarët” u shënuan nga De Bryne, Silva dhe Foden, teksa për vendasit shkurtoi rezultatin Matsson.

Një ndeshje më e luftuar ishte ajo mes Leipzig dhe Realit të Madridit. Spanjollët fituan ngushtë 1-0, për të treguar edhe njëherë se Liga e Kampioneve është kompeticioni i tyre i preferuar.

Për madrilenët shënoi Diaz teksa dhe vendasit kishin mundësitë e tyre, por ishin  të pasaktë përpara portës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos