Ernest Muçi debutoi si titullar me Besiktas në ndeshjen e kësaj të hëne përballë Kayserispor.
Edhe pse u zyrtarizua vetëm katër ditë më parë, sulmuesi 22-vjeçar shqiptar e nisi nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje të mirë duke shpërblyer besimin e trajnerit Santos në duelin që Besiktas barazoi pa gola.
Ndonëse sulmuesi nuk la gjurmë. loja e tij vlerësua pozitivisht nga ekspertet e futbollit që në fund i dhanë notën 7.
Ernest Muci u ble nga Legia e Varshavës për shumën e 8 milionë eurove plus 2 të tjera në formë bonusesh. Kjo ishte ndeshja e parë për shqiptarin në elitën e futbollit turk. (A2 Televizion)