Juventusi befasohet nga Udinese, Interi fluturon në +7 pikë

Nga Erald Kodhelaj
13 Shkurt 2024, 11:23 | Futboll

Juventusi befasohet nga Udinese, Interi fluturon në +7 pikë

Duhej të ishte ndeshje ku Juventusi do të reagonte pas disfatës në duelin direkt me Interin, por bardhezinjtë vazhdojnë të bëjnë hapa fals.

Skuadra e Allegrit u mposht në shtëpi nga Udinese me rezultatin 1-0. Një disfatë që konfirmon krizën e thellë të skuadrës në këtë sezon, duke i lejuar Interit kryesues ta rrisë në 7 pikë diferencën në renditje.

Goditja e rëndë për ambiciet e Juventusit në garën për titull erdhi nga një tjetër Lautaro. Mbiemri i tij është Giannetti dhe si profesion bën mbrojtësin. Argjentinasi i Udinese shënoi golin e fitores për ekipin e tij në minutën e 25 të ndeshjes, me miqtë që morën tri pikët.

Gabimet e Milik në sulm dhe pritjet e Okoye nuk i lanë shpëtim Juventusit, që në pjesën e dytë nuk arriti të realizonte asnjë goditje drejt portës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë