Partizani e konfirmon, derbi luhet në “Arenën Kombëtare”

Nga Erald Kodhelaj
13 Shkurt 2024, 11:01 | Futboll

Partizani e konfirmon, derbi luhet në “Arenën

Dyshimet për gjendjen e stadiumit dhe ndarjen e sigurisë mes tifozerive morën fund. Partizani konfirmoi se ndeshjen si pritës përballë Tiranës do ta organizojë në “Arenën Kombëtare”.

Në rrjetet e tyre sociale, të kuqtë njoftuan se derbi do të luhet në stadiumin më të madh në vend, në mënyrë që atmosfera në tribuna të bëhet elektrizuese dhe spektakolare.

Partizani publikoi edhe çmimin e biletave, ku më të lirat kushtojnë 500 lekë të reja dhe janë tribunat mbrapa portave, aty ku pozicionohen tifozeritë ultras. Çmimet e tjera variojnë nga 1 000 deri në 5 000 lekë të reja.

Derbi Partizani-Tirana, i vlefshëm për javën 24 të Kategorisë Superiore, do të luhet të premten e 16 shkurtit, duke nisur prej orës 19:00.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli