Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Temperaturat e ulëta gjatë ndeshjes Skënderbeu - Kukësi, dy futbollistë nisen me ambulancë në spital

Nga Artin Halili
11 Shkurt 2024, 19:44 | Futboll

Temperaturat e ulëta me reshje të shumta shiu, përzierë me dëborë, që kanë shoqëruar ndeshjen e sotme Skënderbeu - Kukësi ka sjellë një situatë aspak normale te një pjesë e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Me e ndërlikuar është paraqitur situata tek dy futbollistë, njëri i Kukësi e tjetri i Skënderbeut, madje për Randin, futbollistin e korçarëve është dashur ndërhyrja e mjekëve të spitalit rajonal të Korçës, të cilët me ambulance e kanë dërguar në repartet e kësaj urgjence për trajtim më të specializuar.

Bëhet fjalë për Randin, një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës korçare. Nga ana tjetër futbollisti i Kukësi paraqitet më i stabilizuar dhe pa probleme. Pas ndihmës së dhënë nga të dy stafet mjekësore, ai i Kukësit e i Skënderbeut, situata e tij është më e stabilizuar.

Në një situatë të tillë të rënduar atmosferike është dashur ndërprerja e lojës qoftë edhe për disa minuta, gjë e cila nuk ka ndodhur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë