Bayer Leverkusen shtron rrugën drejt titullit kampion në Gjermani, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 kampionët në fuqi të Bayern Munich.
“Aspirinat” e Xabi Alonso mbeten të pamposhtur edhe në raundin e 21-të të Bundesligës. Stanisic hapi ndeshjen në minutën e 18-të për Leverkusen, ndërsa më pas i zakonshmi Grimaldo shënoi në të 50' për të çuar rezultatin në 2-0.
Golin e nokautit për të hedhur në tapetë djemtë e Tuchel e shënoi Frimpong në minutën e 95’ të sfidës.
GOAL: FRIMPONG MAKES IT THREE FOR LEVERKUSEN VS BAYERN! ????pic.twitter.com/HVdhOGjCBU
— Pubity Sport (@pubitysport) February 10, 2024
Leverkusen fluturon me +5 në krye të Bundesligës, ndërsa Bayernit do të duhet t’i ndjekë nga vendi i dytë. (A2 Televizion)