Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Katari me 3 yje në "Lusail", mbron kurorën e Kupës së Azisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 18:41 | Futboll

Katari u bë skuadra e parë që nga Japonia në 2004 që ruan kurorën e saj si fitues e e Kupës së Azisë, me golashënuesin më të mirë të turneut Akram Afif që shënoi tre herë nga pika e bardhë për të mposhtur Jordaninë në stadiumin Lusail.

Jordania luajti finalen e parë të Kupës së Azisë në historinë e saj dhe kërkoi trofeun e parë të madh, por ishte Katari ai që kontrolli sfidën që nga minuta e parë, para 86,492 tifozëve.

Në stadium nuk mungoi as sundimtari i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 20-të kur Afif fitoi një penallti teksa u përpoq të kalonte pas Abdallah Nasib dhe sulmuesi goditi për të gjetur cepin e fundit të rrjetës.

Jordania barazoi në mes të pjesës së dytë kur Yazan Al-Naimat kontrolloi një krosim me një prekje të parë sublime, duke çuar topin në rrjetë për herë të katërt gjatë këtij turneu.

Baraspesha zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Katari fitoi një tjetër penallti që u desh të konfirmohej nga VAR dhe Afif sërish u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Katari fitoi një penallti të tretë në kohën shtesë, me Afif që doli para porte dhe u rrëzua nga portieri Yazid Abu Leyla. Sulmuesi më pas goditi sërish vetë topin nga pika e bardhë duke plotësuar tripletën në finale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë